Një libër për historinë e Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë

Kanada/ Përparim Kapllani: Historia shqiptare, minierë thesaresh të pazbuluar
October 25, 2021
MINISTRI I MBROJTJES SË KOSOVËS ARMEND MEHAJ DO VIZITOJË VATRËN MË 16 TETOR
October 25, 2021

Një libër për historinë e Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë

Adnan Mehmeti President i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë

Kur nisëm rrugëtimin e Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerkanë, nuk menduam që do të vijë dita për të përgatitur historinë e saj disa vjeçare. E sot, pas 20 viteve, po sjellim para lexuesit një botim të cilin e kemi ndarë në dy pjesë. Janë 20 vite histori letrare që ka ndodhur në këtë grupim shkrimtarësh në SHBA. Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptarë-Amerikanë që nga viti 2001 u hapi portën atyre që me shkrimet e veprat e tyre do t’i jepnin jetë, jo vetëm rrugës së tyre krijuese, po do të bëheshin edhe urë komunikimi kulturor mes letërsisë që lëvrohet në Amerikë dhe asaj në trojet shqiptare. Le të kujtojmë se gjatë këtyre dy dekadave janë organizuar aktivitete letrare, si: promovime, panaire librash, udhëtime letrare, përkujtimore, takime shkrimtarësh, konferenca shkencore, audiencë me shkrimtarë, zgjedhje të lira të kryesisë, konkurse letrare, hartime të antologjive, festim përvjetoresh, botime dhe promovime të revistës letrare “PENA”, si dhe pranime e prurje të reja. Mes këtyre veprimtarive do të shtonim edhe përpjekjet për një bibliotekë të anëtarëve të Shoqatës së Shkrimtarëve këtu në Amerikë. Vëllimi i parë përfshin harkun kohor 2001-2011, nga themelimi deri në festimin e dekadës së parë. Vëllimi i dytë përfshin dekadën e dytë që rrok harkun kohor 2012-2021. Le t’ia lëmë pasardhësve tanë këtë pasuri letrare që përbën dhe një arkiv më vete.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *