Kanada/ Përparim Kapllani: Historia shqiptare, minierë thesaresh të pazbuluar

“E kishte paralajmeruar me pare”, ky eshte autori i sulmit me shigjeta ne Norvegji.
October 25, 2021
Një libër për historinë e Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë
October 25, 2021

Kanada/ Përparim Kapllani: Historia shqiptare, minierë thesaresh të pazbuluar

Përparim Kapllani është autor i disa librave në shqip dhe anglisht, ndër të cilat mund të përmenden romanet “The Thin Line”, “The Last Will”, librat me tregime “Beyond the Edge” dhe “Babai në shishe”, si dhe dramat “Mbretëreshë Teuta” dhe “Genti-Mbreti i Ardianëve”. Megjithëse pjesën më të madhe të kohës merret me mbarëvajtjen e “Albany Pizza-s” në Toronto, kjo nuk e ka penguar që t’i rikthehet pasionit të të shkruajturit sa herë që i jepet mundësia. Virusi COVID-19 ka detyruar shumë biznese të falimentojnë, por jo Albany Pizzën, e cila nuk është mbyllur as edhe një ditë të vetme dhe stoike reziston gjatë të gjithë kësaj kohe të vështirë.

Tema historike nuk të lë të gabosh. Letërsia më e mirë tradicionale, ajo që i  ka rezistuar kohës, gjithmonë është marrë me tema të ashtuquajtura “të mëdha”. Kjo nuk do të thotë që të neglizhohen temat e quajtura “të vogla”. Mendoj se historia jonë është një minierë thesaresh ende të pazbuluara dhe të parrahura nga shkrimtarët shqiptarë. Qëllimi dhe rastësia shpesh i shërbejnë njëra-tjetrës. Në kohët që jetojmë shkrimtari nuk mund të rrijë indiferent para ngjarjeve aq të mëdha, siç ishte ajo e pastrimit etnik në Kosovë.  Eshtë se jam krejtësisht i sigurtë që kjo ishte rruga më e mirë e mundshme: të shkruajturit drejtpërdrejt në anglisht dhe më pas rishkrimi i veprës në shqipe. Kur jeton për më shumë se njëzet vjet në një mjedis anglishtfolës, mendimet padashur të rrjedhin në anglisht. Ishte një eksperiencë e çuditshme dhe e vështirë për të cilën nuk më vjen keq, pasi njeriu provon gjithshka në jetë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.