GJON ZEFI LULGJURAJ VLERE E KOMBIT SHQIPTAR.

Evropa përballë Kosovës
December 10, 2021
Ndonjëra nga Kazermat e Ushtrisë së Kosovës të marrë emrin ,,Gjeneral Klaus Reinhardt,,
December 10, 2021

GJON ZEFI LULGJURAJ VLERE E KOMBIT SHQIPTAR.

Televizioni i Shqiptarëve të Amerikës dhe unë personalisht e kemi përjetuar me
dhimbje të thellë largimin e papritur dhe të parakohëshëm nga kjo jetë të ish kolegut
tonë Gjon Lulgjuraj,të kryetarit aktual të Organizatës 75 vjeçare Shqiptaro-Amerikane
AANO,Ideatorit,programuesit,drejtuesit dhe realizueit të radio programit të parë për tre
dekada në gjuhen shqipe në shërbim të komunitetit shqiptar në Michigan dhe në
Florida.Plot 50 vjet aktivitet të gjithanshëm patriotik produktiv në emigracion që ju keni
dhënë i nderuar Gjon,do të ngelen vlera të përjetshme për kombin shqiptar.
Gjon,ti ishe shqiptari model,aktivist dhe patriot i shquar i komunitetit shqiptar, i kudo
ndodhur në të gjitha fushat dhe nevojat e jetës së komunitetit shqiptaro-amerikan në
mërgim,në protesta, demostrata,në takime me kongresmenë e senatorë dhe deri në
Kongresin Amerikan.Nuk do të harrohen moderimet e aktiviteteve patriotike e kulturore ,
fjalimet e tij të cilat kanë entuziazmuar,stimuluar e motivuar bashkëatdhetarët e
pranishëm dhe kanë bere që jehona e këtyre aktiviteteve të pëcillej në mbarë
komunitetin.Gjithë jetën ka qenë aktiv për cështjet shqiptare në Shtetet e Bashkuara te
Amerikës dhe në trevat tona etnike.Gjon Lulgjuraj i shfrytëzoi pozitivisht mundësit që të
jep Amerika.Ai diti të ruante me fanatizëm traditat dhe vlerat kombëtare shqiptare për
vete dhe bashkëkombasit e tij, por shumë shpejt ai u integrua edhe në jetën dhe
kulturën amerikane.Megjithëse mbaroi universitetin në fushën e arkeologjisë,Gjonit i
pëlqente biznesi ku ai gjeti veten dhe u bë i sukseshem.
Me veprimtaritë e tij patriotike e veçanërisht atë mediatike, Gjoni inicioi dhe udhëhoqi
revolucionin e ndryshimeve të mëdha në mentalitetin e atëhershëm politiko-kulturor të
komunitetit shqiptar që kishte emigruar nga trevat shqiptare të okupuara nga
Jugosllavia e e asaj kohe.
Këto veprimtari dhe suksese në komunitetin shqiptaro-amerikan Gjon Lulgjuraj i arriti
sepse ishte i edukuar me atdhedashuri,ishte i ndërgjegjshëm dhe i vetëdijshëm për
obligimet ndaj çështjes mbarë kombëtare shqiptare.
Gjoni kishte një personalitet të rrallë të fisnikut shqiptar,
Ishte i zgjuar,i shkathët,plot ide dhe suksese,i qetë,i dashur, i qeshur,i urtë i edukuar,i pa
përtuar,bamirës,i besueshëm , donator i përhershëm.Ai ishte jo vetëm orator i talentuar,
por dhe ideator i spikatur.Gjoni e donte Malësinë , e donte Shqipërinë , e donte popullin
shqiptar.Çka Zoti ia kishte falur, ai e vuri më së miri në shërbim të kombit të vet.Ishte
vizionar,i pa përtuar,i pa lodhur, e përjetonte gjithëpërfshirës kombin dhe botën
shqiptare.Gëzohej nga sukseset dhe progresi i shqiptarëve e trishtohej nga mangësite
dhe kurrë nuk tërhiqej nga misionet.
Pavarësisht se gurët e diamantit po shkëputen një e nga një si yjet nga
gjerdani,gjithmonë do të rrojnë këto vlera pasi thesarët e Malësisë së Madhe rezatojnë
edhe këtu në emigracion.

Vdekja e parakohshme e Gjon Lulgjurajt nuk është një humbje vetëm për familjen,për të
afërmit,për Grudën,për Malësinë,por një humbje e madhe dhe e pa zëvëndësueshme
edhe për mbarë komunitetin shqiptaro-amerikan dhe kombin shqiptar, pasi kontributet
dhe vlerat e Gjon Lulgjurajt i kanë kaluar përmasat e “Thesarit të Malësisë”.
Për veprimtarinë e gjithanshme 50 vjeçare në shërbim të çështjes shqiptare në
emigracion, që ju keni dhënë suksesshëm i dashur Gjon Zefi Lulgjuraj, meritoni të jeni
“ Nder i Kombit shqiptar “
Gjon,kolegu ynë,mik i dashur nuk të harrojmë,gjithmonë do të kujtojmë .
U prefsh në paqe.
Gani Vila
Drejtor i Televizionit të shqiptarëve të Amerikës
Michigan 15 Gusht 2021

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *