Evropa përballë Kosovës
Për pakicën ,,hyjnore serbe,,ka kaluar koha e privilegjeve si në kohën e ish-Jugosllavisë!
Në asnjë vend të botës demokratike dhe të lirive njerëzore,organizimet e jetës përmes (lexo:asociacioneve,-v.j.)nuk kanë brenda vetës kompetenca ekzekutive(sic!).
Diplomacia evropiane në Bruksel,karshi Kosovës po përdor kritere të dyfishta(sic!),që,përmes pretendimeve ekzekutive të asociacionit të komunave me ,,shumicë serbe,,(sic!)në Mitrovicë,po bie ndesh me konventën e BE-së për ndarjen në geto të pakicës serbe me popullin shumicë shqiptare në Republikën e Kosovës(sic!).
JO! Asociacioni për komunat me ,,shumicë serbe,,(sic!)me kompetenca ekzekutive!JO! Modeli i një ,,Republika Srbska,,(sic!)në shtetin e Kosovës…!
Evropë,mbaje drejtpeshimin ndaj shqiptarëve dhe Kosovës,ndonëse nuk jemi në shekullin kaluar,kur e kur,ndaj popullit shqiptar në hapësirën e vet etnike në Ballkan,para syve tuaj u grabitën nga fqinjët tokat shqiptare dhe regjimet me radhë të Serbisë bën gjenocid dhe shfarosje në substancën kombëtare(Referencë kërkimore-shkencore të Akd.Mark Krasniqi,-v.j.)
Evropë,populli shqiptar në tokën e vet të Kosovës,shtetin e Serbisë dhe të ish-Jugosllavisë,kurrë nuk e pati konsideruar për shtet të vetin,por kjo u bë për shkak të pushtimit dhe të (ri)pushtimit të tokës së Kosovës që nga koha e krijimit të krijesës së Jugosllavisë(1918) e deri në ndarjen përgjithmonë me Serbinë në vitin 1999.
Asociacioni për ,,shumicën serbe,,(sic!)është synim për të vendosur gangrenën në shtetndërtimin e Kosovës!
Çikago,dhjetor të motit 2021