Apel i mërgatës shqiptare në botë për mbështetje të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane

MINISTRI I MBROJTJES SË KOSOVËS ARMEND MEHAJ DO VIZITOJË VATRËN MË 16 TETOR
October 25, 2021
Promovim libri, promovim vlerash, një veprimtari e bukur te “Bijtë e Shqipes”
October 25, 2021

Apel i mërgatës shqiptare në botë për mbështetje të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane

Jemi dëshimtarë të një epoke kohore të lavdishme të popullit Shqiptar, posaçërisht të çlirimit të Kosovës nga kolonializmi serb si dhe avancimi i të drejtave të Shqiptarëve në Maqedoni, Mal të Zi dhe Luginë Të Preshevës. Mirëpo, prapa sukseseve të NATO-s qëndron Lobi Shqiptaro- Amerikan, që bëri një punë të mrekullueshme në organizimin e rrjetit lobues në Amerikë dhe Europë dhe përkrahjen që mori nga organet e larta dhe vendimmarrëse politike të Amerikës. Këtu, nuk duhet harruar puna dhe veprimtaria e Joe DioGuardit. si udhërrefyesi i lobimit në Washington dhe në botë, si kryetar i LQSHA. Zotit Joe DioGuardi dhe shoqes së tij Shirley, e cila është me perjardhje Izraelite. Gjitha këto rezultate u mbërritën nga zemërgjërësia e Mërgatës Shqiptare në financimin dhe përkrahjen e Lobit apo Luftës direkte dhe indirekte.Me ardhjen e Zotit Kurti si kryeministër dhe Zonjës Osmani si Presidente, Lobi Shqiptar po fillon bashkëpunimin me qeverinë e Re dhe i jep një përkrahje të fuqishme në dialog me Serbinë, duke i mbrojtur kufijt e Kosovës dhe reciprorcitetin nëçdo fushë të dialogut, duke i balancuar të drejtat e serbëve në Kosovë me të drejtat e Shqiptarëve në Luginën e Preshevës, apo të Kosovës Lindore. Ditëve të fundit ishim dëshimtarë të një darke të shtruar nga LQSHA për nder të Senatorit BOB Mendes, i cili është kryetar i dhomës për mardhënie me jashtë të Senatit. Në këtë tubim Senatori Mendez dha disa deklarata të forta në mbështetje të Kosovës dhe të reciprocitetit në dialog me Serbinë, dhe, nuk qe e rastit pse Amerika e mbështeti reciprocitetin në rastin e fundit me incidentin e targave në kufi me Serbinë. Viteve të fundit mbështetja financiare për LQSHA ka rënë mjaft, dhe dobësimi i Lobit do të shkonte në favor të armiqve tanë. Shqiptarët duhet të mbështesin lobin në Washington dhe të promovojnë marrëdhëniet sa më të forta dhe të sinqerta me Amerikën për të mirën e kombit tonë, pasi ne ende i kemi çështjet kombëtare të pazgjidhura

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *